Sot herët në mëngjes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të televizionit rajonal M NET, Blagoj Sersemov, është djegur automjeti i tij. Automjeti është djegur plotësisht, Sersemov thotë se këtë e konsideron si goditje direkte për të gjitha mediat, jo vetëm për të personalisht, duke shtuar se rrezikohet siguria e familjarëve të tij.

Prokuroria Themelore Publike Shtip njofton se është lëshuar urdhër dhe udhëzime për zbardhjen e rastit, po ashtu do të bëhet kontroll për të parë nëse ka incizime nga video kamerat e zonës ku është djegur vetura.

“Urdhrat janë të kryehet ekspertizë përkatëse që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit dhe do të identifikojë autorin e mundshëm të një krimi të mundshëm. Sipas urdhrave dhe udhëzimeve vepron Ministria e Punëve të Brendshme dhe një person nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thonë nga PTHP-Shtip.

Pas djegies së veturës së drejtorit të televizionit të Shtipit, ka pasur reagim nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një akt i tillë vandalizmi paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe sulm ndaj lirisë së fjalës dhe të drejtës së publikut për t’u informuar”, thonë nga SHGM.

Në fund thonë se për rastin e automjetit të djegur do të njoftohen të gjitha organizatat ndërkombëtare.

The post Digjet automjeti i një gazetari nga Shtipi, SHGM kërkon zbardhje të shpejtë nga MPB-ja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";