Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar zjarr në dy lokacione në 24 orët e fundit njoftuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat – Kumanovë. Mbrëmë në orët e vona të natës është djegur një shtëpi dhe një depo në dy vende të ndryshme.

Njësia territoriale e zjarrfikësve ka intervenuar në orën 21:10 deri në 22:40 në Konjare të Poshtme dhe ka shuar zjarr në një depo me një automjet dhe pesë zjarrfikës.

Intervenimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Romanovska”. Zjarrfikësit kanë intervenuar në zjarrin në një shtëpi një orë e gjysmë në periudhën nga ora 22:40-00:15 me një automjet dhe pesë zjarrfikës.

The post Digjen një shtëpi dhe depo në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";