Autorë të panjohur sot kanë djegur tre kontejnerë për mbeturina në Lagjen e Dibrës në Shkup, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
“Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve të Shkupit, zjarri nuk u përhap në ndërtesat përreth dhe automjetet në afërsi. Kontejnerët e shkatërruar do të zëvendësohen me të reja”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të respektojnë pajisjet e instaluara urbane në vendet publike dhe të mos djegin kontejnerët e mbeturinave, në mënyrë që të mundësohet grumbullimi efikas i mbeturinave komunale dhe mirëmbajtja e higjienës publike.
Advertisement
The post Digjen disa kontejnerë të mbeturinave në Shkup appeared first on Telegrafi.