Dibra sot pas asnjë rast të ri me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Dibër nuk ka asnjë rast të ri me coronavirus dhe vetëm një person është shëruar.

“Pas nëntë rasteve të reja të djeshme, sot nuk ka të rinj, por kjo nuk do të thotë se ditët në vijim nuk do të ketë. Presim rezultate nga strishot e marra, ndërsa ajo që posaçërisht shqetëson është mosrespektimi masiv i rekomandimeve dhe masave për mbrojtje, thonë nga Shtabi komunal i krizës.

Ata sërish u bëjnë thirrje qytetarëve dhe subjekteve afariste për respektim rigoroz të rekomandimeve, sepse vetëm në atë mënyrë, shtojnë, do të mund të mbrohemi nga virusi i rrezikshëm.

Prej fillimit të pandemisë e deri më tani nga 1.250 testet e bëra, rezultat pozitiv është marrë tek 252 persona. Betejën me virusin e fituan 158 ndërsa e humbën nëntë persona.

Advertisement

Për momentin, aktivë me sëmundjen janë 84 persona, numri më i madh i tyre janë me formë më të lehtë të sëmundjes, disa po mjekohen në mënyrë Për momentin, aktivë me sëmundjen janë 84 persona, numri më i madh i tyre janë me formë më të lehtë të sëmundjes, disa po mjekohen në mënyrë.

Mentor Mela, epidemiolog thotë se për dallim nga faza e parë kur nga 51 të infektuar vetëm dy ishin nga komuna Qendër Zhupë ndërsa të gjithë të tjerët nga qyteti i Dibrës, tani virusi i rrezikshëm është përhapur pothuajse në të gjitha vendbanimet në të dy komunat./Telegrafi/

The post Dibra sot pas asnjë rast të ri me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy