Shtabi Komunal operativ në Dibër paralajmëron se po rritet numri i të infektuarve me coronvirus. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja, me çka numri i të infektuarve u rrit në 185 raste, prej të cilëve 134 janë të fazës së dytë, përkatësisht nga 5 qershori.
Me tre të shëruarit e rinj, gjithsej 62 pacientë kanë mposhtur coronaviorusin. Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët mbeten raste aktive. Pjesa më e madhe e sëmundjes është me formë të lehtë, sëmundja po shërohet në kushte shtëpiake dhe pacientët vizitohen nga mjekët amë të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Shtabi Operativ Komunal, gjendja mbetet të jetë serioze, ndërsa përhapja e coronavirusi është pasojë e mosrespektimit të masave për mbrojtje nga qytetarët si dhe nga subjektet juridike që kryesisht nuk respektojnë protokollet e punës.
Nga Shtabi Komunal vërtetojnë se është numri i madh i qytetarëve të cilët me simptoma paraqiten në spitalin e Dibrës./Telegrafi/
The post Dibra me pesë të infektuar të rinj me COVID-19, tre të shëruar appeared first on Telegrafi.