Dibra me një të infektuar me coronavirus, pritet të rritet numri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër ka një person është infektuar me coronavirus.

“Me rastin e fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve është 263, prej tyre 192 janë në fazën e dytë, përkatësisht nga 5 qershori deri tani. Që nga fillimi i epidemisë në dy komunat, Dibër dhe Zhupë janë bërë më shumë se 1.200 testime, ndërsa faza e dytë ka mbi 500 testime”, thonë nga shërbimi epidemoligjik në Dibër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata presin që numri i të infektuarve të rinj të rritet për shkak të mosrespektimit masive të rekomandimeve për mbrojtje nga coronavirusi dhe këto ditë janë bërë testime për të cilat pritet rezultati.

Momentalisht në Dibër ka 78 raste aktive ndërsa pjesa më e madhe janë formë më të lehtë të sëmundjes./Telegrafi/

Advertisement

The post Dibra me një të infektuar me coronavirus, pritet të rritet numri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy