Dibra me 67 raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tre ditëve, në Dibër gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një i infektuar me coronavirus apo 29 raste për këtë muaj.

Kjo do të thotë se mesatarisht në ditë regjistrohen rreth 1.6 të infektuar të rinj. Më së shumti ka pasur më 1 gusht me 10 raste dhe me 8 gusht me gjashtë raste.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një person i shëruar. Gjatë ditëve të kaluara të këtij muaji kanë humbur jetën dy pacientë.

Sipas autoriteteve, që nga fundi i muajit shkurt kur virusi arriti në këtë rrethinë janë bërë mbi 1.100 testime, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 227, madje 90 për qind janë nga Dibra ndërsa të tjerët nga Zhupa.

Advertisement

“Raste aktive kemi 67, pjesa më e madhe janë me formë të lehtë dhe po shërohen në shtëpi me vizitë nga mjeku amë, disa shërohen në spitalin e përgjithshëm në Dibër dhe vetëm disa ndodhen në spitalet e Shkupit”, thonë nga Shtabi Operativ i Komunës duke ju bërë apel qytetarëve të respektohen masat./Telegrafi/

The post Dibra me 67 raste aktive me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy