Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër nuk ka raste të konfirmuara të reja pozitive të Covid-19, me çka numri i përgjithshëm mbetet 82.

Nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 48, kanë vdekur katër persona, ndërsa aktivë në sëmundjen janë 30, prej të cilëve shumica me formë të lehtë të sëmundjes dhe mjekohen me kushte shtëpiake, përveç tre personave, të cilët janë në mjekim në Klinikën infektive dhe spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Në vetizolim janë 76 persona, një pjesë e tyre të cilët janë kthyer nga vendet e huaja dhe i nënshtrohen izolimit të obliguar.

Skriningu i të punësuarve në kopshtin për fëmijë në Dibër, konfirmon se nuk ka të infektuar nga Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot kryetari i komunës, Hekuran Duka paralajmëroi se, sipas vlerësimit të ekspertëve pritet që numri i rasteve të reja i të të infektuarve të rritet dhe dërgoi apel që maksimalisht të respektohen masat për mbrojtje.

The post Dibër, sot nuk ka raste të reja me coronavirus appeared first on Telegrafi.