Siç raportojnë nga AIM, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio pas takimit të sotëm me kolegun e tij grek, Nikos Dendias tha se “me rëndësi historike është vendimi i BE-së për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor ishte midis temave për të cilat uu biseduan shefat e dy diplomacive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E mbështesim procesin e zgjerimit dhe kryesisht vendimin e Bashkimit Evropian të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është me rëndësi historike që besoj se kontribuuan edhe aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe të përbashkëta të Greqisë dhe Italisë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio./Telegrafi/
The post Di Maio: Me rëndësi historike vendimi i BE-së për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.