Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas disa informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit S.G. nga Shkupi me lokacion në rrugën “Rajko Zhinzifkov”.
Nga MPB thonë se gjatë kontrollit janë hasur pronari K.D. (33), dhe personat F.T. (25), S.S. (27), E.J.(26), E.R.(35), R.M.(29) dhe T.T.(26).
“Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërprerë një aheng në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko”, ku gjatë kontrollit u hasën pesë persona, përkatësisht K.Z. (20), B.L. (20), R.A. (20), S.K. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe V.P. (20) nga Manastiri”.
“Të 13 personat janë privuar nga liria dhe pas pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Dhjetëra persona të arrestuar në Shkup, organizuan festë duke shkelur rregullat gjatë pandemisë appeared first on Telegrafi.