Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vitin e kaluar nuk kishte konkurse për specializime të mjekëve të rinj.

Repartet spitalore funksiononin si Kovid Qendra, ndërsa personeli mjekësor u angazhua në trajtimin e pacientëve me coronavirus. Sivjet, Qeveria miratoi Programin në qershor ku u miratuan 498 specializimi dhe 87 suspecializime.

Nga Spitali i Gostivarit “Dr. Ferid Murad” për specializim do të shkojnë 10 mjek të rinj, ndërsa në vend të tyre do të pranohen kuadro të reja.

“Planet e spitalit ishin që çdo vit në specializim të çohen nga 10 deri 12 mjek, sipas nevojave dhe analizave se si po shkon pensionimi i specialistëve. Pandemia vjet i bllokoi planet. Dhjetë mjek i dërgojmë në specializim, që do të thotë se do të pranojmë 10 të tjerë për t’i zëvendësuar”, tha drejtori i spitalit, Jakup Jakupi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dhjetë mjek nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim, në vend të tyre do të pranohet mjek të rinj appeared first on Telegrafi.