Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është deklaruar në lidhje me arrestimet për rastin e softuerit i cili ishte blerë nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski por nuk ishte shfrytëzuar në asnjë institucion shtetëror.
Nga Prokuroria thonë se kanë filluar procedurë hetuese kundër katër personave, për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer veprën penale – “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.
“Gjatë muajit janar 2019 – korrik 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga të dyshuarit tjerë, me pretendim kanë kryer vepra të ndërlidhura, që paraqesin realizim të veprës së njëjtë. Para realizimit të procedurës për prokurim publik të softuerit, i dyshuari i parë kanë rënë në ujdi për prokurimin e softuerit me të dyshuarin e tretë duke dhënë patentë të veten për të cilin ka dhënë urdhër që të përgatitet specifikim teknik për prokurim publik. I dyshuari i katërt, si bashkëpunëtor i jashtëm ka bartur informacionet te të dyshuarit për rrjedhën e procedurës- pjesëmarrës në prokurim”.
“Gjatë procedurë për prokurim publik, në vend se komunikimi të realizohej me shfrytëzimin e mjeteve elektronike të Sistemit Elektronik për Prokurim Publik, me qëllim të favorizimit të operatorit ekonomik konkret, i dyshuari i parë personalisht i ka definuar specifikimet teknike për patentën. Më 02.01.2020, i dyshuari i parë ka sjellë Vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm për operatorin ekonomik, ku pronar dhe menaxher është i dyshuari i dytë dhe është arritur Marrëveshje për prokurim të shërbimeve. Në muajin korrik të po të njëjtit vit, operatori ekonomik ka dorëzuar faturë në vlerë prej 4.997.300,00 denarë me 18% TVSH, dhe edhe pse softueri nuk është përdorur, fatura në afat prej 7 ditësh është paguar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më tej një njoftim thuhet, se gjatë verës së vitit 2019, i dyshuari i parë ka sjellë edhe dy vendime për prokurim publik për përdorimin e softuerit, edhe pse në atë kohë ende nuk është arritur marrëveshje për softuer të llojit të tillë. Me operatorët ekonomikë të zgjedhur si ofertuesit më të volitshëm, janë arritur marrëveshje në vlerë prej 1.416.000,00 me 18% TVSH dhe 4.605.021,00.
“Me veprimet që i ka kryer, i dyshuari i parë duke mos kryer detyrimet zyrtare të veta gjatë realizimit të prokurimit publik, ka kryer prokurime publike në kundërshtim me vlerat për ekonomizim, efikasitet dhe shfrytëzim efektiv të mjeteve publike, të vërtetuara sipas rregulloreve që e rregullojnë shfrytëzimin e mjeteve buxhetore dhe për tre operatorë ekonomikë ka siguruar përfitim – të drejtë për të marrë pjesë në procedurë për prokurim publik dhe të arrijnë marrëveshje për të njëjtë, që më pas të sigurojnë përfitim të paligjshëm të pasurisë në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 11.018.321,00 denarë”, njoftojnë nga Prokuroria.
Prokurori kompetent, duke vlerësuar se ka rrethana për arrati, fshehje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve, për dy të dyshuarit e parë deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për shqiptim të masës së paraburgimit.
Për të dyshuarit e tjerë, ka dhënë propozim që të shqiptohet masë e kujdesit dhe atë ndalesë për të lëshuar vendbanimin, obligim që të dyshuarit të paraqiten kohë pas kohe te personi zyrtar apo te organi i caktuar zyrtar, përkohësisht marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për kryerjen e aktiviteteve të punës të cilat lidhen me veprën penale, gjegjësisht ndalesë për pjesëmarrje në realizimin e procedurave për prokurim publik.
Nga Prokuroria gjithashtu thonë se procedura parahetimore u hap më 18 mars, pas shkrimeve në media.
The post Detaje nga Prokuroria për arrestimin e Rashkovskit: Buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 11 milion denarë appeared first on Telegrafi.