Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje nga aksidenti i djeshëm i një veture të policisë ” në udhëkryqin mes bulevardit “Goce Delçev” dhe bulevardit “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.
MPB njofton se nga aksidenti është lënduar rëndë një fëmijë i veturës tjetër të përfshirë në aksident, automjet i tipit “Pasat”, që po drejtohej nga 26-vjeçari E.R. nga Shkupi.
Sipas njoftimit, në aksident është lënduar edhe një 19-vjeçar me iniciale O.R. dhe një zyrtarë i policisë.
“Pas aksidentit të gjithë pjesëmarrësit janë transportuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku pasagjerit të mitur nga automjeti “Pasat” i janë konstatuar lëndime të rënda, ndërsa E.R. dhe pasagjerit O.R. (19) nga Shkupi, si dhe një punonjës policie, i janë konstatuar lëndime fizike”, thonë nga MPB.
*Foto: Arkiv
The post Detaje nga aksidenti në Shkup, ku u përfshi edhe një makinë e policisë appeared first on Telegrafi.