Despotovski: U është pamundësuar vota një numri të madh të anëtarëve të LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski pas votimit u shpreh se pret që deri në fund të respektohet procesi demokratik. Ai potencoi se ka informacione se një numër i madh i anëtarëve të LSDM-së nuk u kanë mundësuar votimi.

“Sot është ditë e madhe për LSDM-në. Sot zgjedhim kryetar të partisë. Është mirë që njerëzit të dalin të votojnë. Pres që deri në fund të ditës të respektohet procesi zgjedhor demokratik dhe se anëtarët e LSDM-së do të zgjedhin një fillim të ri që duhej të nis që dje”, tha Despotovski.

Ai theksoi se një numër i madh i anëtarëve ë LSDM-së u është pamundësuar e drejta e votimit.

“Me ekipin tim disa ditë folëm mbi këtë temë, parashtruam kërkesë zyrtare që t’u mundësohet anëtarëve votimi. Të gjithë këto raste do të evidentohen, kemi kontroll në çdo vendvotim”, tha ai.

Advertisement

The post Despotovski: U është pamundësuar vota një numri të madh të anëtarëve të LSDM-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy