Despotovski: Me kryesinë aktuale të LSDM-së, nuk mund të shpresojmë për rezultat të mire në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari i LSDM-së i cili në zgjedhjet e kaluara kandidoi për kryetar të LSDM-së thotë se momentalisht partia e tyre nuk ka asnjë risi.

“Për momentin për fat të keq nuk mund të them se kemi ndonjë lloj të ndonjë nisme, se kemi ndonjë risi ose kemi diçka për t’i joshur votuesit. Nuk mendoj se kryesia e LSDM-së, udhëheqësia aktuale ka arsye të kërkojë zgjedhje të parakohshme ose të shpresojmë për ndonjë rezultat më të mire në ato zgjedhje, përveç blerje kohe”, theksoi Despotovski.

Ai shtoi se situate është e përafërt me vitin 2006, kur LSDM humbi pushteti, por në atë kohë, partia më shpejtë është konsoliduar.

“Do ta kisha bërë një paralele me procesin që ndodhi në vitin 2006, kur LSDM i humbi zgjedhjet.Për disa muaj kishte Kongres llogaridhënës dhe u votua për mosbesim kryetari i atëhershëm, u votua kryesia e re dhe partia u zgjua”, tha Despotovski.

Advertisement

Ai shtoi se përveç Filipçes i cili u zgjodh për kryetar, LSDM për momentin nuk ka kryesi./Telegrafi/

The post Despotovski: Me kryesinë aktuale të LSDM-së, nuk mund të shpresojmë për rezultat të mire në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy