Ministrja e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Renata Deskoska, sot përmes një video-lidhje, bisedoi me ministrin e ri kosovar të Drejtësisë, Selim Selimi.
Gjatë bisedës, është hapur edhe çështja për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, me ç’rast ministrja Deskoska tha se “pret përgjigje pozitive nga autoritetet e Kosovës për kërkesën për ekstradim”.
Deskoska e uroi Selimin për emërimin e tij në postin e ministrit të Drejtësisë, duke shpresuar në bashkëpunim të mirë.
Deskoska ka thënë se dëshiron evropianizim të rajonit dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ndajë përvojat e saj./Telegrafi/
The post Deskoska takim me Selimin: Presim përgjigje pozitive nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra” appeared first on Telegrafi.