Deskoska takim me Selimin: Presim përgjigje pozitive nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Renata Deskoska, sot përmes një video-lidhje, bisedoi me ministrin e ri kosovar të Drejtësisë, Selim Selimi.

Gjatë bisedës, është hapur edhe çështja për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, me ç’rast ministrja Deskoska tha se “pret përgjigje pozitive nga autoritetet e Kosovës për kërkesën për ekstradim”.

Deskoska e uroi Selimin për emërimin e tij në postin e ministrit të Drejtësisë, duke shpresuar në bashkëpunim të mirë.

Deskoska ka thënë se dëshiron evropianizim të rajonit dhe se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ndajë përvojat e saj./Telegrafi/

Advertisement

The post Deskoska takim me Selimin: Presim përgjigje pozitive nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy