Ish-zëvendësministrat e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe Vladimir Rendevski si dhe zëvendësministrja aktuale Maja Manoleva pohojnë se nuk kanë pasur informacione për veprime të kundërligjshme në Klinikën e Onkologjisë.
Gjatë dëshmisë së sotme në Komisionin Hetimor për skandalin e Onkologjisë, ata thanë se nuk kishin asnjë pasqyrë të dokumentacionit, por nuk ishin pjesë e kabinetit të ngushtë të ministrit.
“Kam lexuar raportin e auditimit të onkologjisë, po të më pyesni mua personalisht është shumë keq”, tha Ilir Hasani.
“Nuk kisha dëgjuar për sistemin Kato, e di që është për kontroll të terapisë dhe sigurisht është keq nëse e kemi dhe nuk funksionon”, tha Vladimir Rendevski.
Manoleva tha se sistemi Kato ka qenë problematik që në fillim, kur u lançua në 2017 me vetëm një infermiere të trajnuar.
Deputetët e opozitës dyshojnë se Klinika ende po funksionon në kaos./Telegrafi/
The post Dëshmuan ish-zv.ministrat e Shëndetësisë për skandalin në Onkologji, edhe ata nuk kanë ditur asgjë për punën e paligjshme appeared first on Telegrafi.