Dëshmitari për tragjedinë në Tetovë: Nuk ka pasur mjete për shuarjen e zjarrit brenda spitaleve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ebi Emshiu, nga Siniçani i Tetvës i cili në tragjedinë e dy dite më parë humbi babain dhe vëllain tregoi për mediat momentin e shpërthimit të zjarrit dhe pamundësinë për t’i nxjerrë të gjallë nga spitali modular të afërmit e tij.

“I kam ruajtur babain dhe vëllain tim si infermier. Kur ndodhi zjarri, vendosa të futem brenda, por për shkak të tymit më nxorën jashtë. Kërkuam bombola për të shuar zjarrin, por nuk kishte asgjë”.

“I kam parë me sytë e mi pacientë që ishin atje. Nuk kishim mundësi agjë me bë. Ka qenë e mundur që edhe unë të ngelem brenda. Ata që thonë se ka pasur sistem për shuarjen e zjarrit, janë gënjestra”, tha Ebi Emshiu.

Ndryshe, nga zjarri në Tetovë 14 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar. Prokuroria tashmë ka hapur procedurë për këtë tragjedi, ndërsa ditën e sotme udhëheqësit në dikasterin e shëndetësisë kanë dhënë dorëheqje./Telegrafi/v

Advertisement

The post Dëshmitari për tragjedinë në Tetovë: Nuk ka pasur mjete për shuarjen e zjarrit brenda spitaleve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy