Në ditën e tretë, faqja në internet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila supozohet të monitorojë rezultatet e zgjedhjeve, nuk funksionon. Faqja e internetit rezultati.sec.mk tregon vetëm të dhënat nga pjesëmarrja deri në orën 20:30. Nuk ka rezultate zgjedhore, as mandate të fituara të partive. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se faqja e internetit nuk është funksional pas sulmit të hakerave, ndërsa për shkak të hetimeve që po bën Ministria e Brendshme, informacioni në lidhje me zgjedhjet nuk do të postohet më në këtë faqe.

“Për shkak të hetimeve të MPB-së, ne nuk do të përditësojmë këtë faqe, por do t’i publikojmë të dhënat e zgjedhjeve në tabelë”, i tha kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski për “Alasat”.

Nga Ministria e Brendshme thonë se për momentin po zhvillohet një hetim, por ata nuk mund të konfirmojnë nëse ka pasur ndonjë sulm hakerash, kush është pas tij, qoftë nga Maqedonia apo jashtë saj. Sektori i Krimit Kibernetikë në Ministrinë e Brendshme tashmë po merr të dhëna nga KSHZ-ja.

“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikës digjitale në Ministrinë e Brendshme po merr masa dhe aktivitete të duhura me qëllim të zbardhjes së këtij rasti”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Softueri i faqes mirëmbahet nga kompania DUNA, ndërsa kontrata me këtë kompani u lidh në mënyrë private. Duke iu referuar ligjit për blerje publike, Derkoski tha se mendimi negativ që ka dhënë për kontratën Byroja për blerje publike një muaj më parë nuk ishte obliguese për ta. Nga ana tjetër, Derkoski thotë se DUNA ofroi çmimin më të ulët prej 900.000 denarë./Telegrafi/

The post Derkoski: Për shkak të hetimeve të MPB-së, faqja e KSHZ-së nuk do të përditësohet appeared first on Telegrafi.