Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton opinionin se gjatë kësaj jave do të ketë regjim të ndryshuar komunikacioni në rrugët e Shkupit.

Kjo pasi, më 06.09.2022 (e martë) dhe 07.09.2022 (e mërkurë) presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më 08.09.2022 (e enjte) dhe 09.09.2022 (e premte) Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

The post Deri të premten në qytetin e Shkupit do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion appeared first on Telegrafi.