Deri tani 782 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër korona virusit. Autoritetet qeveritare u lejuan qytetarëve të marin dozën e tretë që nga fillimi i kësaj jave.
Të shtunën dhe të premten janë aplikuar 4418 doza të vaksinave, prej të cilave 1132 janë aplikuar si dozë e parë, 3129 si dozë e dytë, ndërsa 157 persona e kanë pranuar dozën e tretë, informon Zhurnal.
Deri më 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 748.563.
Deri tani me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 47% e popullatës ndërsa me dy doza 45%, shifër kjo që është larg nevojave për arritjen e imunitetit.
The post Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid appeared first on Telegrafi.