Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, nga vitit në vit po shënojnë rritje. Gjatë vitit 2020 në vendin tonë janë shënuar 14 raste të reja. Shumica prej këtyre sulmeve janë bërë ndaj gazetareve femra. Ndërsa vetëm një rast ka hasur në zgjidhje gjyqësore. Për këtë arsye, Ministri a Drejtësisë ka përgatitur ndryshime të Kodit Penal, me të cilat prokuroria do të obligohen që kërcënimet ndaj gazetarëve t’i ndjekë njëjtë si për personat zyrtar.
“Sulmi ndaj gazetarit do të llogaritet si sulm ndaj personit zyrtar për të cilët parashikohen dënime deri në tre vite burg. Është me rëndësi të thuhet se tani në këtë grup e me këto ndryshime të Kodit Penal nuk hyjnë vetëm gazetarët, por edhe punonjësit në media, kjo do të thotë edhe kameramanët pasi shumë shpesh kur shkojmë në terren, edhe ata janë qëllim i sulmeve, presioneve, kërcënimeve, ndonjëherë u dëmtohen edhe pajisjet”, deklaroi Aleksandar Vidinovski, Ministria e Drejtësisë.
Nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë thonë se me propozim ndryshimet aktuale të Kodit Penal janë të kënaqur, pasi Prokuroria ose Policia me detyrë zyrtare do të ndjekë sulmuesit.
“Ajo që mendojmë se mund të përmirësohet në mënyrë plotësuese në këtë ligj, është për nenin 394g i ligjit, ku MPB do të duhet me detyrë zyrtare ti ndjekë për kërcënim të jetës së gazetarit në rrjet social ose në internet e jo të presin që gazetarët dhe punonjësit e mediave vetë me paraqitje private dhe me padi private t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Duhen ndryshime sistemore përmes së cilëve do të mbrohet jo vetëm siguria por edhe integriteti i gazetarëve dhe punonjësve të mediave tek ne- pohoi Dragan Sekullovski, Drejtor Ekzekutiv i SHGM.
Avokati Ivan Breshkovski, i cili ka përvoja të shumta me sulmet ndaj gazetarëve, thotë se me ndryshimet e Kodit Penal gjyqësori do ta ketë më të vështirë t’i zvarris lëndët me sulmet e gazetarëve.
“Me këto ndryshime do t’i mundësohet Prokurorisë publike si organ ndjekës, por edhe do të obligohet prokuroria që me detyrë zyrtare ta ndërmarrë ndjekjen e veprave penale të kryera ndaj gazetarëve. Që do të thotë se prokuroria patjetër do të duhet të veprojë, patjetër do të duhet të dorëzojë propozim akuza dhe akt akuza para gjykatave penale dhe ata raste patjetër të procedohen- tha Ivan Breshkovski, Avokat.
Propozim ndryshimet e Kodit Penal për momentin ndodhen në Qeveri në sistemin ENER. Pritet që në gjysmën e dytë të majit të shqyrtohet në Kuvend.
The post Deri në tre vjet burg për sulmuesit e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.