Dereban: Presim që së shpejti të arrestohet Artan Grubi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. ministri i Drejtësisë thotë se presin që së shpejti të arrestohet ish-zv. kryeministri Artan Grubi the të ekstradohet në Maqedoni.

“Jemi në komunikim me të gjitha ministrit e drejtësisë nga të gjitha vendet e rajonit dhe presim të Artan Grubi për një periudhë të shpejtë të arrestohet ose të lokalizohet, me çka do të marrim të gjitha masat për ekstradimin e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Dereban për “Zërin e Amerikës”.

Në lidhje me kërkesën e Qeverisë për dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, Dereban  nuk ka ndërhyrje politike në pushtetin gjyqësor, por përkundrazi, bëhet fjalë për departizim të Këshillit Gjyqësor dhe të organeve të drejtësisë.

“Gabojmë nëse mendojmë se kërkesat për dorëheqje të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit Publik vijnë vetëm nga pushteti ekzekutiv. Këto kërkesa vijnë edhe nga qytetarët, gjyqtarët, prokurorët publikë, avokatët dhe gjyqësori dhe këto kërkesa janë plotësisht legjitime dhe më se të justifikuara”, shtoi ai./Telegrafi/

Advertisement

The post Dereban: Presim që së shpejti të arrestohet Artan Grubi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy