Deputeti i OBRM-PDUKM-së: Ndërtimet në “KIP Jellak” do ta shkatërrojnë Tetovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së nga Tetova, Aleksandar Veljanovski, sot tha se me ndërtimin e ndërtesave në vendin “KIP Jellak” në Tetovë, edhe më shumë do të shkatërrohet qyteti.

Ai tha se sërish nuk ka përgjegjësi për dyshimet për korrupsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky projekt është e tepruar dhe e dëmshme. Ajo rëndon zonën qendrore të qytetit dhe mbyll qarkullimin e ajrit në Tetovë, i cili tashmë është qyteti më i ndotur në Maqedoni. Kjo xhungël ndërtimore do ta shkatërrojë Tetovën. Mafia, krimi dhe qeveria në Maqedoni janë e njëjta gjë dhe duhet të bien”, tha Veljanovski.

Ai shtoi se edhe një javë pasi e publikuan këtë rast, pushteti akoma hesht.

Advertisement

Ai tregoi dokumente, gjendjen themelore të një kompanie në Regjistrin Qendror dhe përshkrim për një kompani në Panama, e cila, siç tha ai, dëshmon lidhjen e një shtetasi të huaj me pronën në “KIP Jellak”./Telegrafi/

The post Deputeti i OBRM-PDUKM-së: Ndërtimet në “KIP Jellak” do ta shkatërrojnë Tetovën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy