Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 82 vota “për” ka sjellë vendim për formimin e komisionit anketues, pas skandalit me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë.

Propozimi u dorëzua nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni hetimor, siç u theksua në seancë, duhet të përcaktojë nëse të drejtat elementare njerëzore të pacientëve që trajtoheshin në Repartin e Onkologjisë kërcënoheshin nga ai skandal pas daljes jashtë përdorimit të sistemit KATO për përgatitjen e citostatikëve si dhe të bëjë një analizë për të përcaktuar përgjegjësinë politike.

Vendimin e kanë përkrahur edhe deputetët e LSDM-së, ndërsa deputeti Nenad Kociq ka thënë se nëse ka pasur keqpërdorime duhet të publikohen me emër dhe mbiemër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Deputetët vendosën që të formohet Komision hetues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.