Deputetët me 92 vota miratojnë nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme kuvendare deputetët me 92 vota pro miratuan nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillorë.

Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme, për të cilën duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, në procedurë të shkurtuar.

Rrethana të jashtëzakonshme, në ligje, potencohen shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, shpallje e epidemisë, dmth pandemi, zjarre, përmbytje ose katastrofa të tjera të mëdha natyrore.

Me këto ndryshime në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, të propozuara nga Qeveria, parashikohet që në rrethana të jashtëzakonshme viti shkollor mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme siç vendoset nga Qeveria, dhe vendimi i Qeverisë mund të zbatohet në të gjithë territorin e republikës ose të një pjese të saj.

Advertisement

The post Deputetët me 92 vota miratojnë nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy