Deputetët e opozitës kërkojnë debat në Kuvend për problemin me ndotjen e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetë të partive opozitare LSDM dhe “E Majta” kanë iniciuar nismë për thirrje të Debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të diskutohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit.

Siç theksoi para mediumeve deputeti Oliver Spasovski nga LSDM, ajo nismë del nga, siç tha, rezultatet e dobëta për cilësinë e ajrit.

“Qëllimi është që në kuadër të Kuvendit, përmes instrumenteve rregullues dhe ligjorë të bisedohet për çështjen e mjedisit jetësor, ndërsa si çështje që i tangon të gjithë qytetarët pa përjashtim, do të duhej t’i bashkonte të gjithë deputetët në Kuvend”.

“Për ruajtjen e mjedisit jetësor si vlerë themelore e garantuar me Kushtetutë, ndërkaq që është pjesë e korpusit e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, na tangon secilin prej nesh individualisht dhe të gjithë së bashku. Përgjegjësia para së gjithash e deputetëve është bashkërisht të bisedojnë dhe gjejnë zgjidhje dhe të ndërmerren masa konkrete për ruajtje të mjedisit jetësor”, tha ai.

Advertisement

Spasovski theksoi më tej se debati i propozuar mbikëqyrës do të duhej të jepte përgjigje në shumë pyetje, dhe të mundësojë në nivel ekspertësh të bisedohet rreth problematikës me të gjitha subjektet e involvuara në atë sferë.

Ai theksoi edhe se të dhënat statistikore për ndikimin e ajrit ndaj shëndetit të qytetarëve janë goditëse, se të njëjtat duhet t’i mendojnë të gjtiha subjektet, posaçërisht secili politikan përgjegjës.

Deputeti i “Të Majtës”, Borisllav Kërmov, lidhur me nismën theksoi se bëhet fjalë për precedent pozitiv, për herë të parë me nënshkrim prej 15 deputetëve të kërkohet të thirret debat mbikëqyrës.

The post Deputetët e opozitës kërkojnë debat në Kuvend për problemin me ndotjen e ajrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy