
Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të votojnë për konfirmimin e pesë vendimeve të presidentit Stevo Pendarovski, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së thonë se presidenti e ka keqpërdorur gjendjen e jashtëzakonshme për qëllime parazgjedhore, gjithashtu edhe e ka keqmenaxhuar situatën me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti Antonio Milloshoski, tha se ekzistojnë tre arsye pse deputetët opozitare nuk do të votojnë për vendimet e Pendarovskit.
“Nuk do të votojmë pasi vendimet u sollën për menaxhimin e krizës shëndetësore, ndërsa tani situata në këtë plan sipas tyre, është më e keqe, pasi qëllimi ishte që të tejkalohen pasojat ekonomike, ndërsa tani situata ekonomike është më e keqe dhe pasi që qeveria teknike e ka keqpërdorur situatën për të miratuar dekrete me fuqi ligjore, që nuk kanë qenë urgjent”, tha Milloshoski.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se nuk do të vendosen të gjitha pesë pikat sot në votim, por vetëm do të konfirmohet rendi i ditës./Telegrafi/
The post Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk do të votojnë vendimet e Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.