Deputetët e Frontit Europian paraqitën iniciativë për themelimin e Komisionit hetimor për tragjedinë e Koçanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot pasdite se 16 deputetë të “Frontit Europian” kanë dorëzuar iniciativë për themelimin e Komisionit Hetimor për të hetuar qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

Nga atje sqarojnë se propozim për ngritjen e Komisionit Hetimor mund të bëjnë të paktën 20 deputetë.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të iniciojë procedurë sepse sipas nenit 76, paragrafi 3 i Kushtetutës, është përcaktuar se propozim për themelimin e komisionit hetimor mund të paraqesin së paku 20 deputetë”, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit.

The post Deputetët e Frontit Europian paraqitën iniciativë për themelimin e Komisionit hetimor për tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy