Deputetët e zgjedhur të përbërjes së re kuvendare në Maqedoni, kanë filluar të arrijnë në ndërtesën e Kuvendit, ku do të mbahet seanca konstituive.
Seancën siç është njoftuar do ta udhëheqë kryetari i tanishëm Talat XHaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para hyrjes në Kuvend, në pajtim me masat për mbrojtje nga coronavirusi, deputetëve iu matet temperatura trupore.
Kjo përbërje do të konstituohet në kushte të pazakonshme, të cilat parashohin mbrojtje nga coronavirusi.
Pas përfundimit të seancës, pritet që deklarata të japin liderët partiak, ndërsa siç është njoftuar menjëherë do të fillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re./Telegrafi/
The post Deputetët arrijnë në Kuvend, para hyrjes iu matet temperatura trupore appeared first on Telegrafi.