Këtë tetor, në muajin botëror të kursimeve, Halkbank AD Skopje aktivizon depozitën PROMO, e cila ofron mundësi për depozita me afat 13 dhe 25 muaj.
Normat e interesit të depozitës PROMO janë vërtet tërheqëse, duke pasur parasysh momentin aktual dhe ofertën në treg.
Kështu, për depozitat me afat 13 muaj, norma e interesit është 1 përqind për kursimet në denarë, respektivisht 0.80 përqind për depozitat në euro. Për depozitat me afat për një periudhë 25 mujore, norma e interesit është 1.30% për kursimet në denarë, respektivisht 1% për kursimet në euro. Normat e interesit janë fikse për periudhën e depozitimit me afat, dhe shuma minimale e investimit është 30,000 denarë, respektivisht 500 euro.
Pas skadimit të periudhës së depozitimit me afat, principali riafatizohet automatikisht dhe interesi paguhet në llogarinë e transaksionit. Në rast të riafatizimit, marrëveshja rinovohet me një normë interesi fikse nga kursimet e përgjithshme në përputhje me Vendimin për normat e interesit të depozitave të vlefshme në kohën e riafatizimit.
Oferta e depozitave Promo, e krijuar posaçërisht për muajin e kursimit, është e vlefshme vetëm në periudhën nga 1 tetor deri më 31 tetor 2021.
Nëse ende nuk keni filluar të kurseni, mund të konsideroni zgjedhjen e një depozite PROMO të Halkbank dhe t’ia besoni fondet tuaja një partneri të besuar. Shfrytëzojeni rastin sepse oferta është e vlefshme deri më 31.10.2021.
The post Depozitë Promo nga Halkbank – vendimi i vërtetë për kursim appeared first on Telegrafi.