Deponitë e egra vijojnë të mbesin shqetësim për banorët e komunës së Shuto Orizares në Shkup. Pëderisa autoritetet lokale premtojnë zgjidhje të shpejt, qytetarët duhet të durojnë edhe në këto temperatura erën që kundërmon nga këto deponi.

“Ndodhemi tek rruga e cila të dërgon në Vizbeg dalja nga Shutka, ajo që mund të shihni janë mbeturinat të cilat janë hedhur nga qyetarët të pa përgjegjshëm dhe përveç që i kanë hedhur ato edhe i kanë djegur kjo e cila ka shkaktuar shqetësime nga banoret të cilët jetojnë përrethë kësaj zone”.

“Kjo nuk është e mirë që hedhin mbeturina, nuk është e mirë për askënd dhe nuk është e mire as për atë që hedh mbeturina’’, thotë një banor.

E për këtë pyetem kryetarin e kësaj komune, Kurto Dudush. Ai tha se është i vetëdijshem për këtë probelmatik dhe se do të ndërmer masa së shpejti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në lidhje me deponin në Vizbegë ju njoftojmë se komuna e Shuto Orizarit po bënë përpjekje që të kordinohet me Qytetin e Shkupit dhe Ministrin e Mjedisit për pastrimin e depones në vendin e caktuar.Nga ana e Komunes sonë merret parasyshë se është apsolutisht e nevojshme të veprohet pra të bëhet pastrimi I depos ku edhe janë ndarë mjetet për pastrimin e kësaj depoje”, deklaroi Kurto Dudush, kryetar i Komunës së Shuto Orizares.

Nga komuna e Shuto Orizares thonë se mjetet të cilat I ka ndarë nuk janë të mjaftueshme andaj shpreson që institucionet tjera do ta ndimojnë për tejkalimin e këtij problem./KlanMacedonia

The post Deponitë e egra, shqetësim për banorët Shuto Orizares appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";