Rampa në rrugën lokale që çon nga Gostivari drejt deponisë rajonale Rusino do të ulet edhe dhjetë ditë. Mbeturinat nga komuna e Gostivarit do të sillen përsëri në deponi, është pjesë e konkluzioneve të mbledhjes së sotme të pushtetit lokal dhe përfaqësuesve të nismës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.
Nga Nisma Qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër për Gostivarin” konfirmuan se kanë realizuar takim me njeriun e parë të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ata janë siguruar se kërkesa përfundimtare për krijimin e kamerave të vëzhgimit së shpejti do të përmbushet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për të marrë mbështetje edhe nga komunat e tjera që preken nga ky problem, kemi arritur në përfundimin se rruga do të bllokohet për dhjetë ditë të tjera. Në ndërkohë, ne do të realizojmë edhe disa takime dhe do të arrijmë qëllimin: mbylljen e kësaj deponie”, tha Marija Spasoska nga Nisma Qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.
Takimi rezultoi me një marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë dhe përfaqësuesit e iniciativës do të ftohen për bisedime të mëtejshme me institucionet. Në këtë mënyrë, vetëqeverisja lokale ofron mbështetje dhe kërkon zgjidhje për këtë problem shumë dekadësh.
“Ne kemi konstatuar se jemi në të njëjtën anë dhe me forcat e përbashkëta vazhdojmë drejt realizimit të idesë për ta parandaluar ndotjen e mëtejshme që vjen nga ekzistimi i Rusinos”, thotë Spasoska.
Nga Nisma theksojnë që në bllokadë do të qëndrojnë edhe ditët e ardhshme dhe me listë nga NP “Komunalec” do ta kontrollojnë bartjen e mbeturinave.
Rampa në rrugën për në Rusino do të ulet për së paku edhe dhjetë ditë dhe nuk do të lejohen kamionët me mbeturina nga komunat e tjera./Telegrafi/
The post Deponia Rusino do të mbetet e bllokuar edhe për dhjetë ditë appeared first on Telegrafi.