“Tetë ditë pasi u dogj kjo deponi që shihni pas meje, u angazhua nga komuna e Zhelinës, një firmë nga Manastiri, e cila ishte e specializuar për shuarje të zjarreve nëpër deponi. Megjithatë, pas pak ditësh, zjarri në këtë deponi po riaktivizohet sërish.”.
Një mbledhës hekuri pranë deponisë pretendon se aty digjen pajisje mjekësore.
“Ka tre muaj që mbledhë hekur këtu, por brenda kishte injeksione, shiringa dhe serume. Bile para dy javësh edhe preva këmbën këtu dhe skam qenë mirë. Sot erdha sërish të punoj por sërish kishte mbetje spitalesh. Por s’duken qartazi se shumë katastrofë është brenda saj”, u shpreh një mbledhës hekuri.
Ndërkohë nga komuna e Zhelinës thotë se mbeturinat, përfshi dhe mbetjet mjekësore hidhen nga disa persona të pandërgjegjshëm gjatë natës dhe se po punohet vazhdimisht për zbulimin e tyre.
“Në këtë deponi që daton që më herrët pra nga ish koncesioneri që ka marrë mbetjet në Zhelinë, pasi ne ndërpremë kontratën me ish koncesionerin kjo deponi nuk është përdorur, por tash ndoshta pa dijen tonë ka të atillë që hedhin brenda natës mbetjet mjekësore por që nuk i kemi parë”, u shpreh Bujar Sulejmani, Komuna e Zhelinës.
Kjo deponi edhe kohë më parë u përfshi nga flakët. Për 8 ditë me radhë në pamundësi të shuarjes së tërësishme të zjarrit, banorët e Tetovës u përballën me ajër jashtëzakonisht të ndotur. /Alsat.mk
The post Deponia në Zhelinë, kokëçarje për banorët appeared first on Telegrafi.