Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje Sofjes dhe Shkupi që kontestet bilaterale duhet t’i zgjidhin jashtë procesit aderues në mënyrë që arrihet qëllimi i përbashkët – anëtarësimi Maqedonisë së Veriut në BE.
Nga shërbimi për shtyp i Departamentit Shtetëror rikujtojnë se SHBA-të dhe Bullgaria janë mbështetës të fuqishëm të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Përshëndesim vullnetin për bisedime. U bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që t’i zgjidhin çështjet bilaterale jashtë procesit aderues në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët – anëtarësimi i maqedonisë së Veriut në BE”, thonë nga departamenti.
Ata shtojnë se procesi i zgjerimit të BE-së promovon paqe, stabiliet dhe prosperitet në gjithë rajonin dhe se vendimi i BE-së për t’i nisur bisedimet me RMV-në dhe Shqipërinë në mars ishte hap pozitiv.
Në fund thuhet se çdo pengesë drejt aderimit të këtyre vendeve në BE rrezikon kredibilitetin e BE-së në rajon./Telegrafi/
The post Departamenti Shtetëror: Shkupi dhe Sofja duhet ta zgjidhin kontestin jashtë procesit aderues appeared first on Telegrafi.