Shtetet e Bashkuara mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj.

Qëndrimi i përfaqësuesit të ministrisë amerikane erdhi pas pyetjes nga korrespondentët grekë në Uashington, për faktin se presidentja e re ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, duke mos e përmendur emrin kushtetues gjatë betimit të saj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Me formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeministrit, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësja Lena Argiri./Telegrafi/

The post Departamenti i Shtetit: SHBA-të mbeten të përkushtuar për Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";