“Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të automjeteve të lehta taktike ushtarake për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pajisje dhe programe, vlera e të cilave vlerësohet në rreth 111 milionë dollarë”, njoftoi Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).

Dje, DSCA dorëzoi dokumentacionin e duhur në Kongres për një shitje të mundshme, raportoi uebfaqja e Departamentit të Shtetit.

Theksohet se shitja e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së pasi do të forcojë sigurinë e aleatëve të NATO-s.

Shitja e propozuar do të forcojë kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për t’u marrë me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme me mjete taktike për të penguar kundërshtarët dhe për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s, thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se shitja e propozuar e pajisjeve nuk do të prishë ekuilibrin ushtarak në rajon.

The post Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e automjeteve taktike në Maqedoni appeared first on Telegrafi.