Dënime për disa markete në Maqedoni: Kanë shitur vaj vetëm me llogari mbi 800 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre markete të “KAM” kanë marrë dënim prej 12 mijë eurove për firmën dhe 3.600 euro për personin përgjegjës nga Inspektorati i Tregut.

“Të një subjekt kishte shkelje nga ku u konstatuar se në magazinë ka vaj, por jo edhe në shtire. Po ashtu dënime ka pasuR urdhërpagesa për kundërvajtje sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Bëhet fjalë për kushtëzim për disa produkte për të blerë produkte tjera. Dënimi është 4 mijë euro për subjektin juridik dhe 1.200 euro për personin përgjegjës”, tha drejtorja e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.

Nga sot inspektorët e tregut kanë nisur me kontrollin e prodhuesve të vajit ushqimor dhe nga nesër do të bëhen kontrolle edhe te prodhuesit e miellit.

Në gjashtë ditët e fundit, inspektorët kanë gjobitur gjithsej 41 tregtarë për mosrespektim të marzheve të kufizuara ose për mungesë të shënimeve ditore.

Advertisement

The post Dënime për disa markete në Maqedoni: Kanë shitur vaj vetëm me llogari mbi 800 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy