Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka deklaruar sot nga “Forumi i Prespës për Dialog” se qëndron përkrahje e fuqishme ndaj Maqedonisë drejt rrugës europiane të vendit.

“Sot jam këtu në Ohër, në Dialogun e Forumit të Prespës, për të ripërsëritur parimin e vendosur të politikës së jashtme greke se e ardhmja e Maqedonisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, në vlerat evropiane, në hapësirën e përbashkët të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias në një deklaratë për gazetarët grekë pas arritjes së tij në ngjarjen e organizuar.

Dendias në një deklaratë të shkurtër, krahas ripërsëritjes së mbështetjes greke për perspektivën e BE-së, theksoi se “ato që duhet refuzuar me shumë përpjekje, janë çdo ndikim i faktorëve që do të donin ta çonin rajonin në një tjetër drejtim, destinacion tjetër nga BE-ja, e drejta ndërkombëtare dhe vlerat evropiane”, tha Dendias.

Ministri i Jashtëm grek do të mbajë poashtu edhe një panel diskutimi në kuadër të diskutimit “Projekti Evropian i Paqes në Ballkanin Perëndimor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dendias: E ardhmja e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian appeared first on Telegrafi.