Dëmtohet në Shkup një autobus me targa të Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot është denoncuar se një autobus me targa të Serbisë, është dëmtuar në Shkup duke u goditur me mjete të forta nga kryerës i panjohur.

“Më 26.06.2021 në ora 09.10 në Stacionin Policor në Qendër, S.K.(47) nga Serbia ka denoncuar se gjatë periudhës prej 19:20 të datës 25.06.2021 deri në ora 07:30 të datës 26.06.2021, kryerësi i panjohur me mjet të fortë e ka dëmtuar pasqyrën e autobusit me targa të Serbisë, i cili ka qenë i parkuar në në parkingun “Filipi i Dytë i Maqedonisë””, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së.

Sipas të denoncuarës, përveç dëmtimit të pasqyrës, kryerësi nuk ka marrë asgjë nga autobusi.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Advertisement

The post Dëmtohet në Shkup një autobus me targa të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy