Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, mori pjesë në takim ekspertësh, kushtuar përmirësimit të Sistemit Kombëtar të Transplanteve.

Në prezantimin e tij, siç njoftojnë nga ministria, ai shprehu mirënjohje për të gjithë ekspertët që në vazhdimësi japin kontribut profesional në këtë proces, dhe veçanërisht për ekipin e projektit për përmirësimin e sistemit kombëtar të transplantimit në vend.

“Transplantet në vend kryhen në shëndetësinë publike në klinikat universitare. Në Klinikën për Urologji në janar të këtij viti shënuam transplantin e 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, ndërsa për herë të parë para 4 vitesh u krye transplanti i zemrës. Për momentin është duke u zhvilluar edukimi dhe trajnimi i personelit shëndetësor të përfshirë në Programin e Transplantit, si dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike për dhurimin e organeve”, tha Demiri.

Demiri theksoi se dhurimi i organeve paraqet një nga arritjet më të mëdha në mjekësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po rritet. Ne vazhdojmë të kujdesemi realisht për pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë”, tha Demiri.

The post Demiri: Ndërgjegjësimi për dhurimin e organeve po rritet appeared first on Telegrafi.