Pak më parë në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri ka njoftuar shkarkimin e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë.
“Sot do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, dr. Danil Petrovski”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në konferencë.
Ai për drejtoreshën ekonomike Besija Iljazi tha se nuk ka dijeni për shkelje.
I pyetur se çfarë shkollimi ka Iljazi, ai tha se ka arsim të lartë, por nuk e di se çfarë.
Iljazi është emëruar më 14 shkurt, një ditë para formimit të qeverisë teknike ndërsa punonjësit reagojnë se është emëruar edhe pse nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për drejtorët./Telegrafi/
The post Demiri: Do ta shkarkoj drejtorin mjekësor të Toksikologjisë appeared first on Telegrafi.