Qyteti i Shkupit pasditën e sotme u përfshi nga moti i ligë.

Stuhia e fortë e përcjellur me reshje të dendura shiu, erë të fortë, bubullima dhe breshër ka shkaktuar dëme në kryeqytet.

Siç shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, disa rrugë janë nën ujë, si dhe janë vërejtur edhe pemë të rrëzuara sipër makinave.

Nëpër disa lagje ku ka munguar prej kohës kontrollimi i sigurisë nga ujrat e zeza dhe sanimi i lëshimeve, kanalizimet kanë shkaktuar probleme, ndërsa era e fuqishme ka dëmtuar dhe disa çati të shtëpive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mot i ligë, me shi, breshër dhe bubullima sot ka mbizotëruar dhe në disa qytete të tjera të vendit, por, deri më tani qyteti i Shkupit dhe Tetovës kanë raportuar dëmtime më të shumta.

The post Dëmet që shkaktoi moti i keq në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";