Dekorimi i qytetit të Shkupit për fundvitin 2023 është kryer pa tender, kështu ka konstatuar Policia Financiare e cila formoi lëndë për këtë rast.

Nga Policia Financiare, nuk japin detaje shtesë sepse procedura është ende në fazë parehetimore.

Policia financiare hyri në Qytetin e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar, për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri.

Kryetarja Danella Arsovska deklaroi se për dekoret janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur tender dhe as thirrje publike nga qyteti i Shkupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Dekorimet e fundvitit u kryen pa tender, Policia Financiare hap lëndë ndaj Qytetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.