Është deklaruar edhe kryetari i Lëvizjes Besa për takimin me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror, ndërkaq për shkak të specifikave të ndryshme Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të garoj e vetme në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. U dakorduam që bashkëpunimi ndërmjet partive të koalicionit të jetë në mënyrë reciproke duke respektuar mëvetësinë e çdo subjekti, ndërsa mbetemi të bindur se koalicionet i krijon sovrani me votën e tij!” ka shkruar Kasami në Facebook.
Sipas gjitha gjasave, Kasami do të garojë për kryetar të komunës së Tetovës. /Telegrafi/
The post Deklarohet Kasami pas takimit me Zaevin: Rikonfirmuan edhe njëherë vazhdimin e koalicionit BESA – LSDM në nivel qendror appeared first on Telegrafi.