Gjysmëmaturantët dhe maturantët janë nxënësit e vetëm që morën dëftesat pas përfundimit të vitit mësimor, ndërsa për nxënësit tjerë ende nuk dihet se kush do t’i marrin.
Nga Byroja për Zhvillim të Arsimit thonë se dëftesat do të ndahen deri në fund të vitit mësimor, kur, siç thonë ata, me shpresë se do të ketë gjendje të mirë epidemiologjike.
“Duam të ridiskutojmë se dëftesat nuk u ndanë vjet gjatë muajit qershor. Kuptohet, dëftesa për nxënësit që u nevojiten për regjistrim në shkollë të mesme dhe në fakultete, tashmë janë ndarë, dhe gjithashtu dëftesa do të sigurohen edhe për nxënësit që kanë nevojë urgjente për dëftesë për shkak të emigrimit ose vazhdimit të shkollimit jashtë”, thonë nga Byroja për Arsim.
Ndryshe, partitë opozitare si nga kampi maqedonas ashtu edhe në atë shqiptar tashmë kanë kritikuar qeverinë për mossigurimin e dëftesave./Telegrafi/
The post Dëftesat vetëm për gjysmëmaturantët e Maqedonisë, për nxënësit tjerë në gusht appeared first on Telegrafi.