Debati për ribalancin, Stojanoski: Është gënjeshtër se nuk ka mjete për rritjen e pagave dhe se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është e rrejshme teza se nuk ka mjete për rritje të pagave, as nuk është e vërtetë se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave, tha sot deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski.

Duke iu përgjigjur kolegut të tij nga LSDM-ja, Mitko Trajçuleski gjatë debatit për ribalancin e buxhetit, Stojanoski theksoi se gjithçka që është ndërmarrë si marrëveshje dhe detyrim nga qeveria e kaluar, kjo Qeveri do ta respektojë.

Sipas Stojanoskit, për buxhetin e vitit 2025 të gjitha kërkesat e punëtorëve do të merren parasysh dhe do të kalkulohen në planin e OBRM-PDUKM-së për katër vitet e ardhshme.

“Është gënjeshtër se nuk ka mjete për të rritur pagat. Absolutisht nuk është e vërtetë se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave. Ky është propozim-ribalanc ku deri në fund të vitit duhet të shlyhen të gjitha detyrimet e marra nga qeveria e kaluar, për të cilat nuk ka mjete. Në buxhetin e paraparë fillimisht për pagesën e pagave deri në fund të vitit nuk janë paraparë 4,1 miliardë denarë. Në shumë institucione ato mjete ishin planifikuar vetëm deri në muajin e gjashtë”, ka thënë Stojanoski.

Advertisement

Sipas tij, kjo Qeveri do të jetë një partner jashtëzakonisht cilësor në dialogun social me sindikatat.

“Si që nuk i harruam pensionistët dhe deri në fund të vitit edhe me një deficit të tillë arritëm të gjejmë mjete për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë deri në fund të vitit, poashtu do të respektohen edhe premtimet për punëtorët. Me Buxhetin e ri do të llogariten mjete për rritjen e pagave, sepse koncepti i OBRM-PDUKM-së për ekonominë është së pari realizimi i investimeve kapitale dhe së dyti rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe stimulimi i konsumit me çka do të rriten të hyrat në Buxhetin”, nënvizoi Stojanoski.

Fjalën e ka marrë edhe Dafina Stojanoska, sipas së cilës, “ky ribalanc do të jetë zhvillimor deri në atë masë sa e kanë bërë të mundur ata që e kanë krijuar”.

“Ky është ribalanc, jo​ buxhet, kjo është një trashëgimi nga ju. Me këtë trashëgimi të rrënuar që po e përballojmë, do të shlyejmë të gjitha detyrimet ligjore, do investojmë, do rrisim pensionet në mënyrë lineare dhe nuk do abuzojmë në mënyrë populiste me punëtorët dhe pensionistët. Do të llogarisim sa më shumë familje çdo qindarkë përpara se ta shpenzojmë. Nuk ka më tenderë në katër sy, të paprekshëm dhe mbi ligjin, fshehje të tatimit. Për vetëm 30 ditë janë dakorduar tre investime”, theksoi deputetja e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski nga LSDM tha se me ribalancin nuk janë paraparë mjete për rritje të pagës minimale, për pagat e punëtorëve të shëndetësisë dhe arsimit, armatën dhe policinë. Ai tha se me ribalancin suspendohen marrëveshjet kolektive dhe të gjitha kërkesat e sindikatave dhe nuk ka para as për punëtorët dhe familjet e tyre.

Kjo është dita e tre e debatit rreth ribalancit të Buxhetit.

The post Debati për ribalancin, Stojanoski: Është gënjeshtër se nuk ka mjete për rritjen e pagave dhe se nuk janë pranuar kërkesat e sindikatave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy