Avokati Zvonko Davidoviq në një deklaratë për “Kanal5” tha se Zoran Mileski Kiçeec mund të jetë edhe i dënuar edhe i paraburgosur, pas aksidentit automobilistik që shkaktoi gjatë kohës që ishte në pushim me dokumentacion mjekësor.
Zoran Mileski u transferua në burg në Shuto Orizare këtë pasdite pasi Gjykata Themelore në Gostivar i caktoi paraburgim për 30-ditë.
Ai dyshohet se ka shkaktuar aksidentin automobilistik në afërsi të vendit Strazhë në të cilin vdiq një 34-vjeçar nga Gostivari.
“Zoran Mileski Kiçec ka një pezullim të miratuar të vuajtjes së dënimit me burg brenda 30 ditëve, një periudhë që nuk do të llogaritet në dënimin e vuajtur, njoftoi dje Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Ai është dënuar më parë në rastin “Haraçi”, kështu që publiku ishte në dilemë se si është e mundur që Prokuroria e Gostivarit të kërkojë paraburgim kur ai tashmë është duke vuajtur dënimin me burg./Telegrafi/
The post Davidoviq: Mileski njëkohësisht mund të jetë edhe i burgosur edhe në paraburgim appeared first on Telegrafi.