Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe fshatin Bozovcë.

“Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po mundohet rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Ai tha se nëse pajisjet biometrike nuk rregullohen, procesi zgjedhor do të vazhdohet me metodën klasike./Telegrafi/

The post Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";